Gladiator
Filozofia e filmit është si asnjëtjetër, e paarritur më parë, më tepër se e jashtëzakonshme është një iluzion dhe si rrallë herë i realizueshëm. Dhimbja dhe shqetësimi i personazhit kryesor Maximus, përkon me filozofitë me të thella, ato të brendshmet, të konstruktuara mbi diçka kolosale, njerëzit e afërm, për më tepër të vdekur, thënë më mirë të vrarë. Ndoshta dhe vet shpirti i tij përmbante diçka shumë më të madhe se Koloseu romak, ndoshta mund ta rrënonte të tërin vetëm për të përmbushur fatin e tij. Ky fat nuk ishte hakmarrja a fitorja, aspak, fati i tij ishte vdekja, dhe gjëja më e mirë që mund t’i kishte ndodhur, nuk do të kishte asnjë vepër heroike më të madhe se vdekja e tij, për më tepër një vdekje e lumtur, kur në momentet finale duke nxjerrur atë psherëtimën e fundit, para syve te lodhur sheh gruan dhe fëmijën, dhe buzëqesh për herë të fundit, duke e ditur se tani është më afër se kurrë.
Vërtet mbreslënës!